Nga Gazeta ‘SI’ – Indeksi i Kushtimit në Ndërtim është rritur me 5.3% në tremujorin e parë 2023. Një vit më parë ai raportohej 5%.
Sipas Instat, rritja më e madhe e çmimeve ka ndodhur në grupin e quajtur “kosto të tjera”, por që Instat nuk e tregon se çfarë përfshihet në të. Rritja e kostove të tjera rezultoi 7.5% në raport vjetor. Më pas, shpenzimet për energji janë rritur me 6.3%, materialet 5.9%, pagat 4.4% dhe transporti 3.5%.
Sipas materialeve, hidro-sanitaret dhe ventilimi, 6.2%, ato të ndërtimit 6% dhe materialet elektrike 5.2%.

Nga fundi i vitit 2022, indeksi i kushtimit në ndërtim është rritur 1.2%, drejtuar nga shpenzimet e energjisë me 2.5% dhe përsëri “kostot e tjera” me 2.3%.
Ndonëse indeksi është në vlera të rritura, ritmi i rritjes është ngadalësuar për herë të parë që nga viti 2020. Ky është një paralajmërim i dhënë edhe nga qeveria, Banka e Shqipërisë dhe vetë agjencitë imobiliare, që kanë parashikuar një rënie të vrullit të ndërtimeve dhe stabilizim të çmimeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




