Sociale

Rriten infektimet, shënohen 4 viktima dhe 631 raste të reja nga Covid 19

Rritet numri i infektimeve në 24 orët e fundit në vend, ku raportohen 631 raste të reja dhe 4 të vdekur: dy qytetarë nga Tirana të moshave 62-86 vjeç, një qytetare nga Durrësi 80 vjeçe, një qytetar nga Korça 80 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3.700 testime, ndërsa edhe numri i të shtruarve në spitale është 167 persona, teksa një ditë më parë ishin 164.

Janë 7,827 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 167 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: dy qytetarë nga Tirana të moshave 62-86 vjeç, një qytetare nga Durrësi 80 vjeçe, një qytetar nga Korça 80 vjeç.

Janë shëruar 580 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 177,219 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (5 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 631

Të shëruar në 24 orë 580

Të shtruar në spitale 167

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 3700

Testime totale 1,322,841

Raste pozitive 187,994

Raste të shëruara 177,219

Raste Aktive 7,827

Humbje jete 2,948

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4110

Fier 822

Durrës 475

Shkodër 474

Vlorë 422

Gjirokastër 362

Elbasan 345

Berat 249

Korçë 210

Lezhë 163

Kukës 115

Dibër 80


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë