Sociale

Rriten infektimet dhe vdekjet nga Covid, mes viktimave një 39-vjeçar nga Tirana

Pesë viktima, mes të cilëve një 39-vjeçar nga kryeqyteti, janë regjistruar nga Covid 19 në 24 orët e fundit, ndërsa Ministria e Shendetësisë thotë se 568 persona kanë rezultuar pozitivë.

Viktimat janë tre qytetarë nga Tirana të moshave 39-85 vjeç, një qytetar nga Gramshi 40 vjeç dhe një qytetare nga Dibra 71 vjeçe.

Në krahasim me një ditë më parë, ku u raportua për dy të vdekur (563 raste të reja), të dielën vërehet një rritje e numrit të rasteve fatale nga koronavirusi, 5 të tilla.

Në 24 orët e fundit, numri i testimeve të kryera ka qenë 2.659, thuajse 500 më pak se të shtunën, 3.150.

Ndërkohë, në vend janë 8,059 pacientë aktivë me Covid-19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 184 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 398 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 178,111 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (7 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore          568

Të shëruar në 24 orë       398

Të shtruar në spitale       184

Humbje jete në 24 orë     5

Testime ditore                 2659

Testime totale              1,328,650

Raste pozitive                189,125

Raste të shëruara            178,111

Raste Aktive                     8059

Humbje jete                      2,955

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           4181

Fier                 841

Shkodër           492

Durrës             481

Vlorë               451

Gjirokastër      366

Elbasan           348

Berat               290

Korçë              235

Lezhë              183

Kukës              111

Dibër                 80


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë