Gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë ndërruar jetën 5 qytetarë nga Covid dhe janë regjistruar 690 raste të reja infektimi.
Për 3.596 testime, pozitiviteti i infektimit rezulton 19.2%.
Nga 24 orëshi i kaluar, është rritur numri i testimeve dhe po ashtu i rasteve dhe viktimave.
Pozitivë me Covid janë rezultuar 690 qytetarë, në këto bashki: 297 në Tiranë, 48 në Berat, 33 në Fier, 30 në Kamëz, 25 në Elbasan, 24 në Sarandë, 23 në Vlorë, 20 në Durrës, 16 në Lushnje, 14 në Shkodër, Gjirokastër, 12 në Korçë, 11 në Krujë, Patos, 10 në Kavajë, 9 në Kuçovë, 8 në Lezhë, Dibër, Pogradec, 6 në Mallakastër, Kolonjë, Cërrik, 5 në Kurbin, 4 në Himarë, Devoll, Peqin, 3 në Kukës, Tropojë, Divjakë, Gramsh, 2 në Vau i Dejës, Vorë, Mat, Libohovë, Këlcyrë, 1 në Pukë, Has, Mirditë, Klos, Roskovec, Selenicë, Delvinë, Konispol, Tepelenë, Memaliaj, Dimal, Belsh.
Janë 8.190 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.
24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetare 33 vjeç nga Shkodra, një qytetare nga Fier 56 vjeç, një qytetar nga Lushnja 61 vjeç, një qytetar nga Berati 74 vjeç dhe një qytetare nga Tirana 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 652 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 179.650 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (10 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 690
Të shëruar në 24 orë 652
Të shtruar në spitale 168
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 3,596
Testime totale 1,337,600
Raste pozitive 190,815
Raste të shëruara 179,650
Raste Aktive 8,190
Humbje jete 2,975
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4,243
Fier 898
Shkodër 474
Vlorë 463
Durrës 417
Gjirokastër 400
Elbasan 311
Berat 372
Korçë 242
Lezhë 198
Dibër 91
Kukës 81
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.