Shtetasit nga Kosova gati kanë dyfishuar hyrjet e tyre drejt Shqipërisë në muajin maj sipas të dhënave më të fundit të INSTAT duke përbërë gati 40% të totalit.
Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Maj 2021, janë 605.421 duke u rritur me 13,0% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 328.742 ku në krahasim me muajin Maj të vitit të kaluar ky numër është rritur me 20,1 herë.

Gjatë pesëmujorit të parë të 2021, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe me 4,5 herë dhe Zvicra me 3,2 herë, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Greqia me 68,9 % dhe Anglia me 36,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Maj 2021, janë 651.062 duke shënuar një rritje me 14,4 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Maj 2021, janë 344.500 duke u rritur me 12,1 herë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Maj 2021, janë 306.562. Krahasuar me Maj 2020, ky numër është rritur me 18,1 herë.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë pesëmujorit të parë të 2021, është 1.331.373. Ky tregues është rritur me 16,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndër qëllimet kryesore të hyrjes së shtetasve të huaj kryesojnë ato për arsye personale, përkatësisht nga 328.742 prej tyre , pasuar nga 327.682 të tjerë që kanë udhëtuar për pushime, vizita te familjarët dhe trajtim shëndetësor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje