Ka ndodhur

Rrëzohet nga shkallët e anijes, humb jetën një 22-vjeçar në Porto Romano

Gazeta Si - Një 22-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike mesditën e kësaj të hëne në Porto Romano të Durrësit.

Policia njofton se i riu me iniciale Y.B., ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët e një anije.

"Rreth orës 12:00, në Porto Romano, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët e një anijeje, shtetasi Y. B., 22 vjeç, pjesëtar i ekuipazhit, i cili si pasojë ka humbur jetën", - njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë