Ka ndodhur

Rrëzohet nga ballkoni, ndërron jetë 6-vjeçari në Elbasan

Një i mitur i moshës 6 vjeç, pasditen e kësaj të mërkure, ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i shtëpisë ku banonte.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 nëntori” në Elbasan rreth orës 15:50, ku sipas policisë i mituri ka rënë nga kati i 6 dhe për pasojë nuk ka mundur të mbijetojë në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë