Gazeta Si – Një helikopter u rrëzua në lumin Hudson në Nju Jork, duke vrarë gjashtë persona: pesë pasagjerë dhe piloti.
Mjeti u rrëzua pranë Pier 25, midis West Street dhe Canal Street, sipas mediave amerikane. Në mesin e pasagjerëve ishte CEO i “Siemens Spain”, Agustin Escobar, gruaja e tij, Merce Camprubi Montal dhe tre fëmijët e tyre, katër, pesë dhe 11 vjeç, të cilët kishin ardhur në Nju Jork nga Spanja për një vizitë turistike.
Familja kishte mbërritur në Nju Jork nga Barcelona. Në aksident ka humbur jetën edhe piloti 36-vjeçar i helikopterit. Autoritetet amerikane kanë hapur një hetim.
BREAKING:
— Visegrád 24 (@visegrad24) April 10, 2025
Helicopter crashes near the Hudson River in New York City pic.twitter.com/mVhw3XH6Dk
Zjarrfikësit thanë se morën një raport për një helikopter të rënë në ujë në orën 15:17 (21:17 në Shqipëri).
Një zyrtar i tha agjencisë “Associated Press” se kishte gjashtë persona në bord dhe se të gjithë vdiqën në aksident.
Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë “Bell 206” kryesisht të zhytur, me kokë poshtë në ujë. Disa varka shpëtimi u panë duke e rrotulluar mjetin.
Varkat e shpëtimit ishin vendosur afër fundit të një skele të gjatë të mirëmbajtjes për një kullë ventilimi që i shërben tunelit “Holland”.
Makinat e zjarrfikësve dhe automjetet e tjera të emergjencës ndodheshin në rrugët afër vendit të ngjarjes me dritat e tyre të ndezura.
Qiejt mbi Manhattan janë të mbushura rregullisht me avionë dhe helikopterë, si avionë privatë, ashtu edhe fluturime komerciale dhe turistike.
Donald Trump ka deklaruar se Sekretari i Transportit po heton rrëzimin e helikopterit. “Përplasje e tmerrshme e helikopterit në lumin Hudson. Duket se gjashtë persona, piloti, dy të rritur dhe tre fëmijë, nuk janë më me ne. Imazhet e përplasjes janë të tmerrshme. Zoti i bekoftë familjet dhe miqtë e viktimave. Sekretari i Transportit Sean Duffy dhe stafi i tij i talentuar po punojnë për këtë çështje. Do të ketë një deklaratë të plotë në Sociale, shkruante presidenti i SHBA-së se sa shkurt ka ndodhur!”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.