Kosova

Rrëzohet kërkesa, Hashim Thaçi mbetet në burg

Kërkesa e Hashim Thaçit për t’u gjykuar nën një masë më të zbutur sigurie është refuzuar nga Gjykata e Apelit e Dhomave të Specializuara të Hagës.

Dhomat e Specializuara përmes një vendimi të publikuar më 22 gusht kanë bërë të ditur se Thaçi do mbahet në paraburgim.

Gjykata pretendon se Thaçi rrezikon të “arratiset” ose “të ndërhyjë në drejtësi”.

Mbrojtja e Thaçit ka bërë apel disa herë që ish-presidenti të mbrohet në liri, por Specialja e ka refuzuar një kërkesë të këtillë.

Dhomat e Specializuara kanë refuzuar edhe garantimin e Policisë së Kosovës për Thaçin që të mbrohet në liri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë