Ka ndodhur

Vlorë, dy të vdekur nga rrëzimi i kamionit në ‘bypass’-in Orikum-Kaninë

Gazeta Si – Dy të rinj kanë humbur jetën në një aksident të rëndë të ndodhur këtë të hënë rreth orës 10:40, në “bypass”-in Orikum-Kaninë, ku është rrëzuar një kamion.

Drejtuesi i kamionit, A.B., 32 vjeç banues në Kavajë, ka humbur jetën menjëherë.

I vdekur u gjet pas disa orësh edhe pasagjeri me iniciale K.K., 28 vjeç nga Lushnja, për të cilin u dyshua se mund të kishte mbijetuar.

Fillimisht, autoritetet njoftuan se shoferi i kamionit kishte ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri ishte zënë nën inerte. Fatkeqësisht disa orë më pas edhe ai u gjet i vdekur.

Një nga pistat e hetimit është një manovër e gabuar e shoferit i cili ka bërë që kamioni të shmangte rënien tatëpjetë të manovrojë duke u përplasur me një shkëmb.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë