Ka ndodhur

Rrëzohen nga skela, plagosen dy punëtorë në Sarandë

Dy persona janë aksidentuar pasditen e të martës në vendin e punës në Sarandë. Policia bën me dije se shtetasit S.Ç., 31 vjeç dhe M.M., 35 vjeç, dyshohet se janë rrëzuar aksidentalisht nga një objekt ku po kryenin riparime në fshatin Shelegar, Sarandë.

Mësohet se 35-vjeçari është dërguar me helikopter drejt Tiranës, pasi ka pësuar dëmtime në shtyllën kurrizore. Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë