Nga Gazeta ‘Si’ – Forcat ruse të mbrojtjes ajrore, deklarojnë se gjatë natës, shkatërruan tre dronë ukrainas mbi rajonin e Yaroslavl dhe një tjetër mbi rajonin Vladimir.
Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes e Moskës, e cila shkruan në një njoftim: “Mbrëmë, një sërë përpjekjesh ukrainase për të kryer sulme terroriste me mjete ajrore pa pilot të tipit aeroplan kundër objektivave në territorin e Federatës Ruse u bllokuan. Sistemet e mbrojtjes ajrore shkatërruan tre dronë në rajon nga Yaroslavl dhe një në rajonin e Vladimir”.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm, Aleksandër Grushko, akuzoi NATO-n se me veprimet e saj po shkon drejt një përplasje të mundshme me Rusinë.
Grushko në një intervistë për Izvestia, nënvizoi faktin se “roli i armëve bërthamore në planifikimin ushtarak të Aleancës po rritet dhe flitet për vendosjen e tyre në Poloni dhe vende të tjera europiane”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.