Një udhëtim eksplorues në masivin pyjor të Munellës në Pukë ka përfunduar në tragjedi. Grupi i përbërë nga gazetari Alfred Lela, Ndoc Mulaj, Ilir Shyti, Gisel Dollani dhe Dorien Malaj teksa po lëviznin në këmbë në këtë zonë kanë rënë në një humnerë.
Për pasojë ka humbur jetën, 60-vjeçari Ndoc Mulaj, i cili fillimisht u raportua i zhdukur. Gjithashtu ka mbetur i plagosur edhe Ilir Shyti. Tre të tjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Grupi prej 4 alpinistësh dhe gazetarit mësohet se janë rrëzuar nga mali për shkak të kushteve të papërshtatshme atmsoferike. Qëllimi i ngjitjes së malit të Munellës gjatë mbrëmjes së 30 dhjetorit ishte realizimi i një reportazhi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




