Nga Gazeta ‘Si’- Pasi Kuvendi rrëzoi kërkesën e PD për shkarkimin e Peleshit, Sali Berisha sulmoi nënkryetaren e Kuvendit, sepse sipas tij ‘nuk merrte vesh çfarë hidhte për votim’.
Berisha tha se ajo nuk njihte rregulloren pasi ishin dy raporte dhe pretendoi se votimi duhej të bëhej pasi të hidheshin të dy raportet.
Si replikë ndaj fjalës së Berishës, Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla tha se raportet janë relacione shoqëruese për diskutim dhe nuk kalojnë në votim.
Më pas ai ironizoi se 26 nga deputetët demokratë që firmosën kërkesën për shkarkimin e Peleshit ‘firuan’ dhe vetëm 10 deputetë votuan pro.
“Sa i përket kërkesës së 36 deputetëve për shkarkimit e kryetarit të kuvendit, zoti Këlliçi dhe ju të nderuar anëtarë të PD, neni 114, pika 4 e rregullores e ka sqaruar votohet kërkesa.
Raportet janë relacione shoqëruese mbi bazën e arsyetimeve. Bazuar në nenin 60, pika 1, votimi bëhet i fshehtë.
Dezertimin tuaj që u mbush mali plot me rrush dhe na polli vetëm 10 vota në favor të kërkesës për shkarkim shkoni dhe mblidhni grupin, gjejeni ku ju kanë shkuar votat, nuk kanë ardhur nga ne por nuk dihet ku kanë ikur. Na vjen keq që keni humbur edhe 26 nga firmëtarët.
Erdhët me 36 veta dhe sot dolët me 10, po të vinit një herë tjetër s’dihet si dilni”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



