Nga Gazeta Si – Tre turistë të huaj të cilët po lundronin me mjet lundrues “Kayak” në Palasë, Dhërmi ishin në rrezik serioz për jetën.
Rrymat e forta dhe dallgët e detit e bënë të pamundur kthimin e tyre në breg. Për fat të mirë Policia Kufitare e Dhërmiut në bashkëpunim me dy qytetarë u erdhën në ndihmë.
“Pas 1 orë kërkimesh, falë bashkëpunimit të punonjësve të policisë kufitare me 2 mjete lundruese private, 1 jetski dhe 1 gomone, është bërë e mundur konstatimi i mjetit lundrues “Kayak” dhe shpëtimi i sigurt i personave”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tre turistët çekë, dy bashkëshortët dhe vajza e tyre, janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndër të tjera, policia thotë se është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




