Ka ndodhur

Rrezikuan mbytjen në det, shpëtohen 12 pushues në Durrës dhe Velipojë

Gazeta Si – Policia Kufitare dhe ajo Detare kanë shpëtuar 12 persona, të cilë rrezikuan të mbyteshin në det ndërkohë që lundronin me dy skafe.

Njëri nga mjetet lundruese me 8 pasagjerë, 3 prej tyre të mitur, pësoi defekt në mes të detit, në Vilun të Velipojë, Shkodër.

Ndërsa mjeti tjetër me 4 pasagjerë, u përplas me gurët dhe rrezikoi të fundosej në vendin e quajtur “Bishti i Pallës” në Durrës.

Të gjithë pasagjerët, që ndodheshin në skafe janë në gjendje të mirë shëndetësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë