Futboll

Rreziku për Juventusin, UEFA: Do të gjykohet si çdo klub tjetër europian

Gazeta Si – Me anë të Xhorxhio Marketit, zv.sekretar i përgjithshëm, UEFA ka bërë të qartë qëndrimin e saj në lidhje me çështjen e Juventusit. Klubi bardhezi është dënuar me -15 pikë për plusvalencat dhe tani pret gjykimin edhe për “manovrat me pagat”.

“Ka ende hetime që nuk janë mbyllur ndaj Juventusit. Ka një sentencë, që është apeluar. Ne do të presim të shohim dokumentacionin e plotë për të kuptuar, nëse ka shkelje të rregulloreve të UEFA-s”, – tha Marketi.

“Juventusi do të gjykohet si gjithë të klubet e tjera, – shtoi ai më tej. – Pastaj do të vendoset se cili do të jetë pozicioni i tij në Europë”, – pohoi më tej, duke iu referuar mbështetjes që klubi italian ka pasur për Superligën.

“Një tentativë afrimi e klubeve me Superligën? Nuk varet nga UEFA, që përfaqëson interesat e të gjitha klubeve europiane. U takon tre klubeve (Real, Barcelona, Juventus) të vendosin çfarë do të bëjnë. Ne mendojmë se Superliga është një rrezik, sepse është një projekt përjashtues.

Prezantohet si një projekt që kërkon të shpëtojë futbollin, por nuk është kështu. Çdo format nuk e ndryshon substancën”, – theksoi Marketi gjithashtu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë