Shumë kohë pas shërimit nga Covid-19, njerëzit përballen me rreziqe dukshëm më të larta për probleme të reja të zemrës, ka zbuluar një studim i madh.
Studiuesit në Departamentin e Çështjeve të Veteranëve të SHBA-së krahasuan shkallët e problemeve të reja kardiovaskulare në 153,760 individë të infektuar me koronavirus përpara se të ishin të disponueshme vaksinat, 5.6 milion njerëz që nuk u prekën nga virusi dhe 5.9 milion njerëz të tjerë, të dhënat e të cilëve u mblodhën përpara pandemisë.
Mesatarisht një vit pas shërimit të tyre nga faza akute e infeksionit, të mbijetuarit e Covid-19 kishin një rrezik 63% më të lartë për sulm në zemër, një rrezik 69% më të lartë për ritëm problematik të çrregullt të zemrës, një rrezik 52% më të lartë për goditje në tru, një rrezik 72% më i lartë i problemeve të zemrës dhe një rrezik gati tre herë më i lartë për një mpiksje gjaku potencialisht fatale në mushkëri krahasuar me dy grupet e tjera, sipas një raporti të botuar të hënën në revistën “Nature Medicine”.
“Rreziqet e larta mes pacientëve që kanë kaluar Covid-19 ishin të dukshme tek të rinjtë dhe të moshuarit, zezakët dhe të bardhët, meshkujt dhe femrat, njerëzit me dhe pa diabet dhe pa sëmundje të veshkave, si dhe duhanpirësit dhe jo duhanpirësit”, tha Ziyad Al-Aly nga Sistemi i Kujdesit Shëndetësor VA St. Louis dhe Universiteti i Uashingtonit në St.
Sipas tij rreziqet ishin të larta edhe te njerëzit që kishin kaluar lehtë Covid-19 dhe nuk kishin nevojë të shtroheshin në spital për të.
Al-Aly shtoi se Covid-19 nuk kurseu askën dhe njerëzit që kanë kaluar Covid-19 duhet t’i kushtojnë vëmendje shëndetit të tyre për një kohë të gjatë.
Burimi:Reuters/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje