Shendet

Mësoni si ju ngjitet gripi i syve, se në Shqipëri po bëhet agresiv

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka paralajmëruar së fundmi qytetarët për një virus të ri që po qarkullon këtë verë në vendin tone: virusi i gripit të syrit.
Ai është i formës agresive dhe shenjat e tij fillojnë dy javë pas prekjes. Sipas ISHP ky virus është ngjitës dhe transmetohet përmes kontakteve me duart dhe sendet e ndryshme.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2098386810455012&id=1403099393317094

Ai mund të transmetohet dhe me anë të ajrit, duarve, peshqirëve apo këllëfi i jastëkut. ISHP bën me dije se mjediset më të përshtatshme për t’u përhapur ky virus janë plazhet apo pishinat. Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero, tha për Gazetën “Si” se epidemia “gripit të syrit” nuk shkaktohet nga viruse gripale por adenoviruse ose dhe herpesviruse kryesisht.

“Është vetëshërues për pak ditë dhe nuk ka mjekim specifik nëse është me origjinë virale. Nëse është me origjinë bakterore mjekohet me kolirë me përmbajtje antibiotikësh dhe ose kortizonikësh. Në të dyja rastet sëmundja është e lehtë, kalon për disa ditë dhe e vetmja këshillë që mund të jap në këtë rast është kujdesi sanitar, duart e lara sa me shpesh gjatë ditës, përdorimi i peshqirëve personale, kujdesi në pishina dhe nëse sëmundja zgjat mbi 2-3 ditë duhen konsulta me një mjek specialist!”, i tha Gazetës “Si”, mjeku Pipero.

Pëllumb Pipero

Simptomat e këtij virusi janë sytë e fryrë, të skuqur dhe vështirësi në shikim deri në mbyllje të syrit. ISHP u bën thirrje qytetarëve të mos i neglizhojnë këto simptoma pasi virusi mund të shkaktojë dhe komplikacione të rënda. Transmetimi kryesor është nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë të gishtave me sytë. Zakonisht sytë preken me duar në mënyrë të pavullnetshme rreth 14 herë në ditë.

Në një shpjegim më të detajuar, doktoresha Paskuela Preka, i nfeksioniste në Spitalin Amerikan, i tregoi Gazetës "Si" së gjatë stinës së verës prezenca e kësaj sëmundje virale bëhet edhe më e madhe, për shkak të aftësisë së madhe ngjitëse duke u favorizuar edhe disa faktore. Për këtë arsye në gjuhen e popullit, quhet edhe gripi i syrit sepse është tepër ngjites.
"Transmetimi kryesor bëhet nëpërmjet hapesirës së brendshme të syrit nga kontakti direkt i gishtave ne sy, të cilët kanë rënë fillimisht në kontakt me virusin. Periudha e inkubacionit për shfaqjen e kësaj sëmundje është 5 deri në 12 ditë dhe për sa kohë nuk ka kalur në gjendje më të rëndë syri i infektuar është ngjyrë rozë," shprehet Preka.

Paskuela Preka, Spitali Amerikan

Preka i tha Gazetës "Si", gjithashtu, se diagnoza vendoset kryesisht nëpërmjet njohjes së mirë të simptomave klinike të sëmundjes. Në këto raste testet laboratorike nuk kanë ndonje vlerë të madhe për shkak se shenjat klinike t janë karakteristike. Këto teste marrin rëndësi të veçantë kur është e nevojshme të diferencohet, Keratokonjuktiviti nga Herpes Simpleks Virus , ose i shkaktuar nga bakteret. Zakonisht testet bëhen në formë kulture mikrobike të realizuar me citologji nga konjuktiva. Ky ekzaminim ka vlerë edhe në rastet kur mjekimi ndaj infeksionit viral të syrit nuk po jep rezultate.

"Mjekimi i konjuktivitit adenoviral është kryesisht trajtim suportiv. Pacientët këshillohen që të përdorin kompresa të ftohta ose lot artificial për të lehtesuar simptomat e mësipërme. Në rastet e kruarjes së syve mund të përdoren pomada me kortizonike, por dhe me psrmbajtje antibiotiku për të parandaluar edhe mbivendosjen e ndonjë infeksioni bakterial," thotë mjekja.

Sipas infeksionistes, masat që merren për të parandaluar keratokonjuktivitin e syrit jane:

  1. Lani duart në mënyrë të vazhdueshme me ujë të ngrohtë dhe sapun dhe
    mësoni fëmijët të bëjnë të njëjtën gjë.
  2. Vëmendje nëse dikush e ka këtë semundje dhe nëse keni kontakt të
    ngushtë me këtë person menjeherë duhen larë duart për të evituar
    transmetimin e konjuktivitit adenoviral.
    Ambjentet ku qendron një person i sëmurë duhen pastruar dhe dezinfektuar vazhdimisht, me klor ose solucione të tjera. E njëjta praktike ndiqet, edhe me veshjet e këtyre pacienteve.
  3. Evitoni fërkimin e syve sepse transmetimi i infeksionit, ndodh lehtësisht nga njëri sy tek tjetri.
  4. Mënjanoni përdorimin e përbashkët të sendeve personale si peshqirëve, te
    këllefëve, të jastëkeve, çarçafet apo kuvertat, apo mjetet e make up- it.
  5. Mos përdor lente kontakti derisa të shërohet syri dhe t'ju thojë mjeku.
  6. Trajtimi medikamentoz bëhet vetëm për syrin e sëmurë.
  7. Mjediset publike dhe ambjentet ku ofrohet kujdes shëndetësor duhet të
    pastrohen dhe të sterilizohen vazhdimisht.

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë