Ka ndodhur

Rrezikoi të përplaste të moshuarin në vijat e bardha, shoqërohet në polici 46-vjeçarja

Gazeta Si – Një 46-vjeçare, e cila nuk respektoi rregullat e qarkullimit dhe më pas dhunoi një të moshuar është shoqëruar në polici.

Gruaja e identifikuar me inicialet B.R., e cila po drejtonte një makinë tip ‘Benz’ për pak ka qenë duke shtypur një kalimtar në vijat e bardha në momentin që ky po kalonte.

Nuk ka mjaftuar kjo por drejtuesja e mjetit ka zbritur nga makina dhe siç duket në videon e publikuar në rrjetet sociale e shtyn kalimtarin dhe i vë duart në fyt.

Në video duket momenti kur kalimtari tenton të sqarohet duke i thënë se ka qenë duke i shtypur këmbën dhe se ai ndodhet në vijat e bardha dhe ajo është gabim. Ajo ka vazhduar më tej duke e shtyrë.

Në vijim të veprimeve u bë bllokimi i automjetit tip “Benz”, ndërsa për drejtuesen e automjetit u vendos masa administrative, në bazë të Kodit Rrugor, për mosdhënie përparësie këmbësorëve. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë