Ekonomi

Rrezik serioz! Banka e Anglisë nis riblerjen e titujve qeveritarë, deri në 5 mld paund në ditë

Banka e Anglisë ka nisur blerjen e bonove dhe obligacioneve për të zbutur inflacionin dhe për të “shuar zjarrin” e shitjeve masive, që po rrezikojnë dhe fondet e pensioneve atje.

 Banka qendrore tha sot se është gati të lejë 5 mld paund në ditë tituj qeveritar duke paralajmëruar një çrregullim në tregun e instrumenteve. Kjo është hera e parë që BA bën një ndërhyrje të tillë.

Masat e fundit, të cilat u njoftuan pak para hapjes së tregjeve në Londër, vijnë vetëm një ditë pasi Banka prezantoi një program të ri financimi afatshkurtër që shpresonte se do të vepronte si një valvul lirimi i presionit për skemat e pensioneve që janë kapur në një rreth vicioz pasi minibuxheti i kancelarit të Thesarit, Kwasi Kwarteng më 23 shtator shkaktoi një shitje historike të titujve.

“Dy ndërhyrje në 24 orë është e jashtëzakonshme” -tha Sandra Holdsworth, kreu i një fondi menaxhimi, duke treguar se problemi në industrinë e pensioneve është shumë më i madh nga se ishte menduar.  

Skema e emergjencës së blerjes së obligacioneve nga banka u njoftua më 28 shtator, qetësoi pak tregjet më delikate. Por shitja nisi këtë të hënë.

“Fillimi i kësaj javë ka sjellë një tjetër rivlerësim të borxhit qeveritar. Çrregullimi në treg dhe perspektiva për të forcuar akoma më shumë shitjet, përbëjnë rrezik serioz për stabilitetin financiar të Mbretërisë së Bashkuar” -tha Banka.

Yield-i i obligacioneve 10 vjeçare u rrit me 1.24% dje dhe sot pritet të blihen 900 mln paund tituj./Financial Times


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë