Bota

‘Rrezik i lartë!’, mesazhi i Trump pak para nisjes në Alaskë për takimin me Putin

Nga Gazeta ‘Si’– Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një postim të shkurtër në platformën e tij “Truth Social“. Postimi i tij përmban vetëm dy fjalë: “Rrezik i lartë!!!”

Ky postim vjen ndërsa ai po përgatitet të largohet nga Uashingtoni për të nisur bisedimet me presidentin rus Vladimir Putin në Alaskë.

Siç shkruan CNN, pritet që Trump të largohet së shpejti nga Shtëpia e Bardhë për të udhëtuar drejt Alaskës për këto bisedime.

Më herët, Trump kishte thënë se beson që homologu i tij Putin dëshiron të bëjë paqe në Ukrainë, dhe se presidenti rus nuk do të “luajë lojëra” gjatë samitit të tyre sot në Alaska.

“Do të kuptojmë se ku qëndron secili. Dhe do ta di brenda dy, tre, katër apo pesë minutave… nëse do të kemi një takim të mirë apo të keq,” tha Trump për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë të enjten. “Dhe nëse është një takim i keq, do të mbarojë shumë shpejt. Nëse është një takim i mirë, do të arrijmë paqen shumë shpejt,” shtoi ai.

Trump ka pretenduar prej kohësh se Putin nuk do ta kishte nisur luftën për pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022 nëse ai do të ishte president.

“Mendoj se nëse nuk do të isha president, ai do të merrte gjithë Ukrainën,” tha Trump. “Nëse nuk do të isha president, sipas mendimit tim, ai do të preferonte shumë më tepër të merrte gjithë Ukrainën. Por unë jam president, dhe ai nuk do të luajë lojëra me mua.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë