Rreth gjysma e të vaksinuarve me Pfizer në Izrael janë infektuar me variantin Delta, duke bërë që qeveria ta vendosë të detyrueshme mbajtjen e maskës. Sipas hulumtimit paraprak nga zyrtarët shëndetësorë izraelitë, rreth 90% e rasteve të reja të koronavirusit janë me variantin Delta.
Fëmijët nën moshën 16 vjeç, shumica e të cilëve nuk janë vaksinuar përbëjnë rreth 50% të të infektuarve me Covid. Rreth 65% e popullsisë – mbi 80% e izraelitëve mbi moshën 16 vjeç janë vaksinuar me Pfizer.
Ky variant, i identifikuar për herë të parë në Indi, është shumë ngjitës. Mutacioni Delta është përhapur në Australi, ku vetëm 4.7% e popullsisë është vaksinuar plotësisht, megjithëse më shumë se 27% kanë marrë dozën e parë.
Gjithashtu varianti Delta përbën 90% të rasteve në Mbretërinë e Bashkuar. Sharon Alroy Price, një zyrtar i lartë izraelit i shëndetit publik, tha se ndërsa numri i rasteve të reja të koronavirusit nuk ishte i lartë, veçanërisht në krahasim me shifrat e mëparshme në Izrael dhe Europë, tendenca ishte shqetësuese.
Ai gjithashtu konfirmoi se më shumë se 40% e të rriturve që rezultuan pozitivë ishin vaksinuar plotësisht. “Ata janë raste asimptomatikë ose kanë simptoma të lehta dhe nuk kanë nevojë për kujdes mjekësor deri më tani”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.