Gazeta “Si” ka përzgjedhur edhe këtë javë fotot më të bukura të ditëve që lamë pas, të cilat paraqesin momentet më pikante, të gëzueshme apo më të dhimbshme nga mbarë bota. E fillojmë udhëtimin tonë rreth botës në Londër, ku një luaneshë i gjuan me “shpullë” partnerit të saj, e vazhdojmë me festimin e Kurban Bajramit nga besimtarët myslimanë në Mekë dhe Indi, dhe e përfundojmë në Rusi, ku pushuesit janë larë së bashku me elefantët.
-
Myslimanët falen për Kurban Bajramin në një nga xhamitë në lagjet e vjetra të Delhit. -
Një grua ecën nëpër një fushë me luledielli, në Irlandën Veriore. -
Presidenti Donald Trump vëzhgon një stërvitje ushtarake të Marinsave Amerikanë. -
Pushuesit notojnë një pishinë të tejmbushur në një ditë të nxehtë vere në Chengdu të Kinës. -
Një luaneshë i gjuan me “shpullë” një luanin aziatik në një kopsht zoologjik në Londër -
Një ylber shfaqet mbi kodrat lindore të Bogotës, Kolumbi -
Ivanka Trump pozon me aktivistet e të drejtave të femrave në Pensilvani -
Jennifer Lopez mban një performancë të zjarrtë në MTV Video Music Awards -
Rrënojat e urës Morandit në qytetin e Xhenovës në Itali. -
Arkivolet e fëmijëve të vrarë në një sulm ajror që preku një autobus shkollë në Jemen. -
Një raketë e nisur nga Gaza drejt Izraelit kapet nga sistemet anti-ajore. -
Myslimanët mblidhen në Mekë për Kurban Bajramin -
Pushuesit shikojnë elefantët që lahen në ujërat e Detit të Zi në një ditë të nxehtë vere në Yevpatoria, Krime.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)
















