Rreth 900 mijë shqiptarë rrezikojnë që të mos votojnë në zgjedhjet e 25 prillit për mungesë dokumentacioni.
Kjo është shifra e dërguar nga ana e Zyrës Kombëtare të Gjendjes Civile në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me kartat dhe pasaporta biometrike që kanë skaduar, ose që skadojnë para datës së zgjedhjeve.
Pjesa më e madhe e këtyre dokumentave kanë skaduar përgjatë vitit 2020, por që për shkak të pandemisë vlefshmëria e tyre u shty deri më 31 dhjetor.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që ta aplikojnë për kartat e reja për të ushtruar të drejtën e votës dhe të mos presin momentet e fundit. Thirrja u përsërit edhe nga Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




