Gazeta Si – Dy persona, u arrestuan nga policia në Kakavijë, pas goditjes së një rasti të mosdeklarimit të parave në kufij dhe të një rasti të falsifikimit të dokumentave.
Përmes një njoftimi, policia bën të ditur se në autobusin e një agjencie udhëtimi u gjetën të fshehura dhe u sekuestruan 74 240 euro dhe 15 dokumente të ndryshme të dyshuara të falsifikuara.
Të arrestuarit janë drejtuesi i autobusit, A.L., 32 vjeç banues në Tiranë dhe punonjësi i agjencisë, K.Gj., banues në Tiranë.
Po ashtu është proceduar penalisht drejtuesi tjetër i autobusit dhe është shpallur në kërkim pronari i agjencisë së udhëtimit, i cili ishte edhe pritësi i shumës së parave.
Ata akuzohen për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, të kryera në bashkëpunim dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Shuma e parave, dokumentet false dhe 4 celularë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme proceduriale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.