Ngjarje

Rreth 5 milionë shishe Fabuloso tërhiqen nga tregu, mungon përbërësi që pastron bakteret

Gati 5 milionë pastrues Fabuloso janë tërhequr nga tregu në Amerikë për shkak se ato nuk përmbajnë një produkt që ndihmon në pastrimin e një bakteri që gjendet në gjerësisht në tokë dhe ujë.

“Është një ruajtës që nuk është shtuar në nivelet e synuara gjatë prodhimit gjë që ka rezultuar në rritjen e bakterit Pseudomonas”, shkroi kompania Colgate-Palmolive.

Njerëzit që janë më të rrezikuar nga ky bakter janë ato që kanë një sistem imunitar të dobët ose sëmundje mushkërish, sipas Komisionit të Sigurisë së Produkteve të Konsumatorit të SHBA-së, duke shtuar se bakteret mund të “hyjnë në trup nëse thithen, përmes syve ose përmes një kontakti me lëkurën”.

Një alarm i lëshuar të mërkurën nga CPSC tha se 4.9 milionë shishe u prodhuan nga 14 dhjetori 2022 deri më 23 janar 2023 dhe u shitën në një sërë shitësish me pakicë, duke përfshirë Amazon, Dollar General, Home Depot, Sam’s Club dhe Walmart. Rreth 3.9 milionë shishe nuk u lëshuan kurrë në shitje, tha kompania.

Fabuloso u thotë klientëve të prekur që të “ndalojnë menjëherë përdorimin e produktit të tërhequr”.

Këtu janë produktet që nuk duhet të përdoren:

Aroma e livander, aroma e limonit, aroma me fruta pasioni, dhe aroma oqean.

Lavender Scent

Fabuloso Original Multi-Purpose Cleaner, Lavender Scent

Fabuloso Multi-Purpose Cleaner 2X Concentrated Formula, Lavender Scent

Fabuloso Multi-Purpose Cleaner, Lavender Scent

Fabuloso Professional All Purpose Cleaner and Degreaser, Lavender Scent

Refreshing Lemon Scent

Fabuloso Original Multi-Purpose Cleaner, Refreshing Lemon Scent

Fabuloso Multi-Purpose Cleaner 2X Concentrated Formula, Refreshing Lemon Scent

Passion of Fruits Scent

Fabuloso Multi-Purpose Cleaner 2X Concentrated Formula, Passion of Fruits Scent

Spring Fresh Scent

Fabuloso Multi-Purpose Cleaner Bleach Alternative 2X Concentrated Formula, Spring Fresh Scent

Ocean Scent

Fabuloso Professional All Purpose Cleaner and Degreaser, Ocean Scent.

Burimi: CNN. Përshtati: Gazeta Si.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë