Gazeta Si - Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri rritet nga ora në orë. Autoritetet lokale, bëjnë të ditur se mbi 6000 persona kanë humbur jetën pas lëkundjeve të frikshme që goditën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë.
Sipas mediave të Ankarasë, numri i të vdekurve në Turqi është 3.419, ndërsa bilanci i fundit sirian, është 1.598, sipas OJQ-ve.
LEXO EDHE:
- Sizmiologu italian: Tërmeti e spostoi Turqinë 3 metra. Rrezik për goditje të tjera më të forta
- Studiuesi holandez parashikoi tërmetin tragjik në Turqi 3 ditë më parë: Do jetë 7.5 ballë!
- Video / Si tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, ‘dritat sizmike’ shfaqen edhe në Turqi. Miti dhe shpjegimi i tyre
Në Turqi, shtoi nënpresidenti turk, Fuat Oktay, siç raporton agjencia e lajmeve “Anadolu”, të plagosurit janë 20.534, ndërsa janë shpëtuar nga rrënojat deri tani 8 mijë persona.
5775 ndërtesa në Turqi janë shkatërruar si pasojë e lëkundjeve të fuqishme sizmike. Nën rrënoja, në të dy shtetet, vijojnë kërkimet për të mbijetuar.
Ndërkohë, edhe ditën e sotme, në orët e para të mëngjesit ka rënë një tërmet në Turqinë qendrore.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti ka qenë me një magnitudë 5.5 pranë qytetit Golbas.
Ndërkohë, tërmeti që godet Turqinë jugore dhe veriun e Sirisë, kishte një fuqi të barabartë me atë të 130 bombave atomike.
Pesëqind herë më i fortë se tërmeti në Amatrice të Italisë i vitit 2016. Lëkundjet janë ndier aq larg deri në Groenlandë.
Gjeologu dhe akademiku turk Dr. Okan Tugsuz, pohoi se tërmeti i së hënës ishte rezultat i një akumulimi energjie "me madhësinë e 130 bombave atomike", ndërsa kolegu i tij Dr. Suleiman Pambal tha se shkalla e madhe rriti Rihterin dhe shkatërrimin.
“Tërmeti Kahramanmara ishte i madh dhe i barabartë me 130 bomba atomike. Duket se ka qenë shkatërrues në një zonë shumë të madhe, të paktën 300 km në diametër dhe u ndje në një zonë të madhe nga Batumi në Egjipt dhe Qipro. Hera e fundit që kemi qenë dëshmitarë të një tërmeti të kësaj magnitude, ishte më 17 gusht 1999”.
This is an apocalypse. May Allah save us from this disaster.
— Afet Kaya (@AfetKaya16) February 6, 2023
Moments of #earthquake #deprem #DEPREMOLDU #Turkey pic.twitter.com/vgNrEMviev
Tërmeti më i madh që kemi përjetuar në 23 vjet. Ky është një tërmet i pritshëm, sepse faji i Anatolisë Lindore ka qenë i heshtur për shumë vite.
Një tërmet ka ndodhur në Elazig më 24 janar 2020. Pas këtij tërmeti, vëmendja jonë u tërhoq nga segmenti Pazartsik i Fajes së Anadollit Lindor.
Duke marrë parasysh se nuk ka pasur një tërmet në zonë që nga viti 1513 , një tërmet i kësaj magnitude nuk është befasues, " tha ai.
Nga ana e tij, Dr. Suleiman Pambal foli për një "tërmet që sizmologët e kanë pritur prej vitesh" dhe se si nxitimi i tij preku dyfishin e gravitetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.