Nga Gazeta ‘Si’- Ukraina lëshoi 283 dronë kundër Rusisë gjatë natës, një nga numrat më të lartë që nga fillimi i luftës, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes.
Rreth 90 nga mjetet ajrore pa pilot kishin në shënjestër rajonin e Rostovit, në kufirin me Ukrainën deklaroi guvernatori, Yuri Slyusar.
Ndërsa në Rusinë jugperëndimore dy persona u plagosën pas një sulmi me dron që dëmtoi disa shtëpi.
Negociatorët ukrainas dhe amerikanë pritet të takohen në Shtetet e Bashkuara të martën për bisedime të reja deklaroi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në një përpjekje për të rinisur procesin e përfundimit të luftës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje