Ka ndodhur

Rreth 30 mijë euro ilaçe kontrabandë, pranga administratorit të një depoje farmaceutike

Gazeta Si - Administratori i një depoje farmaceutike në Tiranë u arrestua, ndërsa bashkëshortja e tij u procedua penalisht, nën akuzën e tregtimit të mallrave kontrabandë deri në 30 mijë euro.

Në kuadër të operacionit “Barnat”, është vënë në pranga 59-vjeçari Kosta Dhima, të cilit iu gjetën barna kontrabandë me vlerë 30 mijë euro në depon farmaceutike.

Dhima dhe bashkëshortja e tij, administronin një depo farmaceutike në rrugën “Mihal Duri” në Tiranë, në të cilën, gjatë kontrollit, policia sekuestroi sasi të konsiderueshme barnash, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat arrijnë vlerën rreth 30.000 euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë