Të paktën 17 milionë njerëz në Europë përjetuan gjatë Covid në dy vitet e para të pandemisë, dhe më shumë po luftojnë ende me disa simptoma.
Gratë kishin dy herë më shumë gjasa se burrat të përjetonin efekte të vazhdueshme, sipas raportit të ri të kryer nga Instituti i Metrikës dhe Vlerësimit të Shëndetit në Universitetin e Uashingtonit. Të dhënat, të përpiluara për rajonin europian tregojnë se një në tre gra të shtruara në spital rrezikojnë të zhvillojnë Covid të gjatë.
Simptomat e vazhdueshme, nga lodhja kronike dhe “mjegulla e trurit” deri te vështirësitë në frymëmarrje vlerësohet se prekin rreth 10% deri në 20% të rasteve me Covid. Deri më tani, gjendja dhe shkaqet e saj kanë hutuar mjekët, duke nxitur thirrje për më shumë kërkime për të gjetur mënyra për ta trajtuar dhe parandaluar atë.
“Këto të dhëna nxjerrin në pah nevojën urgjente për më shumë analiza, më shumë investime, më shumë mbështetje dhe më shumë solidaritet me ata që e përjetojnë këtë gjendje”, tha në një takim Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Europën.
Rastet e Covidit të gjatë u katërfishuan në vitin 2021 krahasuar me vitin 2020 por nuk ka akoma të dhëna për vitin 2022. Covid i gjatë vlerësohet se ndodh kur simptomat zgjasin më shumë se tre muaj.
Burimi: Bloomberg. Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




