Ka ndodhur

Rreth 100 mijë euro të fshehura në tavanin e autobusit, kapet 37-vjeçari në Portin e Durrësit

Gazeta Si – Një 37-vjeçar është arrestuar në Portin e Durrësit, pasi tentoi të hynte në Shqipëri me rreth 100 mijë euro të padeklaruara të fshehura në tavanin e autobusit.

Në pranga ka rënë Elson Rrodhe, shofer i autobusit të linjës Bari-Durrës. Pas kontrollit të bërë nga policia në tavanin e mjetit që drejtonte, iu gjetën 99.700 euro të padeklaruara të ndara në 8 pako.

Kartëmonedhat ‘euro’ të gjetura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë ndaj 37 vjeçarit të arrestuar rëndon akuza për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Grupi hetimor i policisë po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë