Drejtësia

Rreth 10 milionë euro, lihet në fuqi vendimi për sekuestron e pasurive të Ervis Martinajt

Gazeta Si - Lihet në fuqi vendimi për sekuestron e pronave të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij. Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin e paraqitur përmes avokatit dhe familjarëve të Martinajt.

Pronat që llogariten me vlerë rreth 10 milionë euro, u sekuestruan me kërkesë të SPAK dhe miratim të GJKKO-së dhe Apelit të Posaçëm.

Familjarët e Martinajt iu drejtuan gjykatës me një rekurs, ku kërkonin heqjen e sekuestros me pretendimin se pasuritë janë krijuar me burime të ligjshme. Në muajin Shkurt, Gjykata e Posaçme vendosi në sekuestro 34 pasuri të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij.

Sipas Gjykatës, ka dyshime të arsyeshme se këto pasuri janë vendosur nga veprimtari e jashtëligjshme e kryer nga Martinaj, i cili rezulton i zhdukur prej disa muajsh.

Pasuritë që gjykata ka miratuar për sekuestro janë biznese, toka, prona, makina, apartamente dhe lloari bankare, që figurojnë me emrin e Martinajt dhe familjarëve të tij.

LISTA E PASURIVE TË SEKUESTRUARA

1. Aksionet e KING KASINO ku aksioner është 100% Ervis Martinaj

2. 50 % të aksioneve të shoqërisë “ALBA TELECOMMUNICATION” në emër të Ervis Martinaj

3. Aksionet e shoqërisë “MATI UNION” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj

4. Aksionet e shoqërisë “MARTINAJ E.M” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj

5. Subjekti “Ervis Martinaj”

6. Shoqëria “REAL FENIX” ku aksionere është 100% Roberta Martinaj

7. Subjekti “Drenica Martinaj”

8. Subjekti “V.K”

9. Shoqëria “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K

10. 21% e aksioneve dhe aseteve te shoqëria “S.P.E Gjadër” të zotëruara nga “S.P.E Energy” shpk, ku aksioner është 100% V.K

11. Një automjet Smart, modeli Passion në pronësi të Erjona Martinaj

12. Një automjet Land Rover, modeli Discovery në pronësi të Erjona Martinaj

13. Një automjet Mercedez-Benz, modeli GLK 350, në pronësi të Vasilika Martinaj

14. Një automjet Fiat, modeli Fiesta, në pronësi të Vasilika Martinaj

15. Një automjet BMW, modeli M 550, në pronësi të Vasilika Martinaj

16. Një pasuri me sip.82 m2 në lagjen “Pavarësia”, Vlorë në pronësi të Drenica Martinaj dhe një arë në Piqeras, Sarandë në pronësi të Ervis dhe Roberta Martinaj

17. Një njësi me sip. 137 m2 në pronësi të Vasilika Martinaj

18. Një ullishte me sip.9 800 m2, në Dobresh, Tiranë

19. Një arë 3 815 m2 në Fushëkuqe, Kurbin

20. Arë me sip.7 000 m2 në Patok

21. Arë në Fushëkuqe, Kurbin sip.12 145 m2

22. Arë në Patok, Kurbin me sip.1 973 m2

23. Arë në Patok, Kurbin me sip. 7050 m2

24. Arë dhe truall me sip.1 975 m2 në Fushë-Milot, Kurbin

25. Arë me sip.1. 632 m2 në Fushë-Milot, Kurbin

26. Truall dhe ndërtesë me sip.300 m2 në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj

27. Arë me sip. 2. 543 m2 në Fushëkuqe, Kurbin

28. Arë dhe ndërtesë me sip.410 m2 në Fushëkuqe, Kurbin në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj

29. Arë me sip. 120 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato

30. Truall dhe ndërtesë 580 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato

31. Apartament në rrugën “Dervish Hima”, me sip.105 m2, dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Gelmona Tarja

32. Ullishte 2000 m2 në fshatin Gjilekë, Dhërmi

33. Pasuri aktualisht ne pronësi te shtetasit Fatmir Ahmet Vuthaj.

34. Llogari kursimi për fëmijë


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë