Motosport

Rreshti i parë për Ferrarin në Montekarlo, ‘pole’ i Leklerk

Gazeta Si – Leklerk siglon ‘pole position’ në Montekarlo. Ai regjistroi kohën më të mirë në fund të një sesioni, ku pati edhe një incident në fund për Perez. Rreshti i parë i gjithi për Ferrarin në nisje të garës së nesërme.

Makina Red Bull e meksikanit Perez u godit nga Ferrari i Sainz, i cili e mbylli 225 të mijëtat pas shokut të skuadrës. Leklerk ka arritur ‘pole’-in e 14-të në karrierë, ashtu si kampioni Maks Vershtapen.

Rreshti i dytë është zënë nga dy makinat Red Bull. Perez i treti (+0.253) dhe Vershtapen i katërti (+0.290). Të dielën pritet një sfidë interesante mes dy skuderive që po i japin tonin këtij kampionati.

Nga rreshti i tretë do të nisen në Çmimin e Madh të Montekarlos Lando Norris dhe Xhorxh Rasëll.

Leklerk ia doli të ishte para të gjithëve. Tentativa e fundit e rivalëve të tij u sfumua 30 sekonda para se të përfundonte koha. Perez humbi kontrollin e makinës në dishezën Portier dhe goditi barrierat.

Leklerk pas ‘pole’ të sotëm. Gazeta Si, 28 maj 2022

Makina e Perez mbeti në mes të rrugës dhe u godit pastaj nga Karlos Sainz, që u befasua teksa e gjeti përpara. Incidenti solli bllokimin e gjithë cirkuitit.

Nga rreshti i katërt nisen në Montekarlo Fernando Alonso dhe Ljuis Hemilton, dy ish-kampionë të Formula 1.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë