Gazeta Si - Në orët e para të mëngjesit të së dielës, qarkullimi në Rrugën e Arbrit është bllokuar për rreth 1 orë për shkak të rrëshqitjes së dherave.
Sipas raportimeve të autoriteteve lokale, masivi i dheut ka rrëshqitur në afërsi të tunelit të Murrizit.
Për pasojë është bllokuar qarkullimi i mjeteve për rreth një orë. Ka ndërhyrë një fadromë e kompanisë ndërtuese të rrugës e cila ka bërë të mundur zhbllokimin dhe kalimin e mjeteve.
Edhe një vit më parë një rrëshqitje në po të njëjtin vend ka bllokuar për më shumë se 24 orë rrugën.
Shkak i rrëshqitjes së dherave janë reshjet e dendura të shiut, që kanë nisur mbrëmjen e të shtunës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.