Ka ndodhur

Rrëshqet dheu në afërsi të autostradës Tiranë-Elbasan, në rrezik 3 shtëpi

Në fshatin Mushqet të njësisë administrative Krrabë pranë autostradës Tiranë-Elbasan, në afërsi të tunelit ka pasur rrëshqitje masive të dheut.
Nga rrëshqitja janë dëmtuar  barrierat anësore të autostradës Tiranë- Elbasan.

Ndërkaq rreziku i shembjes së banesave është edhe për tre familje pasi ndërtesat e tyre nga kjo rrëshqitje kanë dhënë shenjat e para në çarje të themeleve dhe mureve.  Gjithashtu, përdoruesit e rrugës duhet të jenë të kujdesshëm në kalimin e këtij segmenti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë