Ka ndodhur

Rrëmbimi i Jan Prengës, lirohen dy të akuzuar

Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë për një nga pengmarrësit e Jan Prengës më 17 janar të vitit të kaluar në Kamëz.

Gjykata ka liruar Leonard Hajrin, për të cilin ka ndryshuar masën nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”.

Po ashtu masa ka ndryshuar edhe për të dyshuarin tjetër, Olsi Turja, për të cilin është dhënë masa “arrest shtëpie”.

Para pak ditësh u lirua Ardian Docaj dhe në pranverë të 2020 Bajram Hajri.

Të gjithë këta persona dyshohen se janë përfshirë në rrëmbimin dhe torturimin me pasojë vdekjen të Jan Prengës.

Për momentin në burg mbetet kopshtari Festim Bexhdili, ndërsa në kërkim janë Altin Hajri e Gentian Docaj.

Hetuesit kanë arritur në përfundimin se Jan Prenga që u rrëmbye pranë banesës së tij në Kamëz, më 17 janar vitit 2020, u çua në kompleksin “Golden” në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit.

Sipas fotove nga kamerat e sigurisë, Prenga mendohet se u dhunua derisa humbi jetën. Asgjësimi i trupit dyshohet se u bë në fshatin Pjezë, shumë pranë kompleksit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë