Nga Gazeta ‘Si’- Festim Bexhdili, kopshtari i kompleksit Golden ku mendohet se ka ndërruar jetë dhe më pas është zhdukur Jan Prenga në janar të vitit 2021 ka rrëfyer detaje në sallën e gjyqit për ngjarjen.
Ai tha se ka parë 4 persona të zbrisnin nga një makinë Range Rover dhe më pas t’i kërkonin zhvendosjen e një trupi në një automjet tjetër si edhe një kazëm e një lopatë.
I pyetur nga prokurorët në sallë Bexhdili tha se ishte ndjerë i frikësuar dhe se ishte bindur urdhrave të tyre. Nuk e ka njohur viktimën dhe nuk e dinte se cili ishte personi i pajetë, por ka rrëfyer se të njëtët persona i kanë kërkuar edhe një kazëm dhe lopatë që ua ka vënë në dispozicion.
Ai ka përmendur edhe praninë e Altin Hajrit i dyshuar dhe i pandehur për këtë ngjarje, ku sipas tij gjatë kohës që këta persona ndodheshin në garazhin nëntokësor u kishte kërkuar llogari 4 personave që ndodheshin në garazh.
“Isha duke pastruar pishinën, kur erdhi një Range Rover i bardhë dhe u fut tek garazhi. Shkova t’i pyesja. Ishin 4 veta të armatosur. Nuk i njihja. Më kërkuan ujë dhe ju dërgova. Isha i frikësuar. Më thanë ‘ka vdekur njëri’. Më thanë ta kalojmë nga makina në makinë. Isha shumë i trembur, nga armët e tyre edhe se pashë një të vdekur. E kaluam nga Ranger në një Fiat Doblo, që e përdornim për furnizimet në kompleks. E zhvendosëm trupin.
Fytyrat i kishin zbuluar, por nuk i kujtoj. Njëri kishte tatuazhe. Pastaj më kërkuan edhe një kazmë e një lopatë. Nga gjuha m’u dukën si nga veriu”, tha ai.
Bexhdili është dënuar më herët me burgim të përjetshëm po rigjykohet në apelin e Posaçëm pas vendimit të gjykatës së lartë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.