Apeli i GJKKO-së vendosi sot që të lërë në fuqi dënimin e shkallës së parë, me burg përjetë për Festim Bexhdilin, kopshtarin e kompleksit ‘Golden’, në pronësi të të shumëkërkuarit Altin Hajri, për akuzën e rrëmbimit dhe zhdukjes pa gjurmë të trupit të Jani Prengës, më 17 janar 2020 nga Kamza në Shijak.
Bexhdili akuzohet që ka marrë pjesë në zhdukjen e Jan Prengës, teksa dosja ishte kthyer për rigjykim në Apel, por ky i fundit sot konfirmoi burgun e përjetshëm.
Në seancën e kaluar, dy prokurorët e SPAK, Behar Dibra dhe Elida Kaçkini, dhanë pretencë të ndryshme në Apelin e GJKKO-së për Festim Bixhdilin. Dibra kërkoi 20 vite, duke u shprehur se “mbase i pandehuri nuk di gjë ku ndodhet trupi dhe veproi nga frika!”. Kurse Kaçkini kërkoi burg përjetë: “S’tregoi, nuk shfaqi as pendesë, pjesë e grupit!”, tha ajo mes të tjerash.
Vetë Bixhdili mohoi përfshirjen në krim, por pohoi se u detyrua të ndihmonte paraprakisht nga frika dhe se nuk e dinte ku ndodhej trupi:
“Edhe prokurorja po të ishte do vepronte ashtu, nga halli! Ishalla bëhet drejtësi!”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



