Gazeta Si – Gjykata e Posaçme ka dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm Altin Hajrin, i akuzuar për rrëmbimin me pasojë vdekjen e Jan Prengës në janar të vitit 2020 në Kamëz.
Hajri, i cili nodhet në arrati prej 5 vitesh, i ka mohuar akuzat përmes avokatit të tij, duke u shprehur se nuk ka pasur dijeni për planin e rrëmbimit të Prengës.
Më herët për këtë ngjarje është dënuar po me burgim të përjetshëm, edhe kopshtari i resortit në Shijak, ku dyshohet se u transportua viktima me furgon, Festim Bixhdili.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në Kamëz në 17 janar 2020. Policia arriti në përfundimin se viktima Jan Prenga ishte vrarë po ditën kur ishte rrëmbyer dhe se ishte dërguar pa shenja jete në një resort në Shijak.
Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet një vit më vonë për ata që konsiderohen si porositës dhe organizatorë të rrëmbimit të Jan Prengës, dhe i kërkoi GJKKO-së të marrë të pandehur Dritan Rexhepin, Gentjan Funiqin, Martin Bletan e Korado Kështeja.
Gjithashtu të pandehur janë marrë Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini, ku SPAK pretendon se Dritan Rexhepi dhe Gentjan Funiqi (Doçaj) kanë urdhëruar rrëmbimin, ndërsa organizimi është kryer nga të pandehurit Martin Bleta e Korado Keshteja.
Vrasja e Prengës erdhi pas vjedhjes së 260 kg kokainë nga vëllai i viktimës në Portin e Portsmuthit, Angli. Trupi i Jan Prengës nuk është gjetur ende.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje