Nga Gazeta ‘Si’- Gjykata e Beratit ka dënuar sot me 25 vite burg Byniamin Hajron. Vendimi erdhi pas kërkesës së prokurorit të çështjes, Eni Çulli, i cili kishte insistuar për këtë masë ndëshkuese.
Byniamin Hajro, i njohur si Bujo Çami është akuzuar për ‘Vrasje me paramendim’ ndaj dy personave, në vitin 1997, një krim makabër që tronditi vendin pasi viktimat u dogjën të gjallë.
Hajro, i cili është dënuar për vrasjen e Arjan Avdullajt, njihet si kreu i Bandës famëkeqe të Vakëfit.
Fillimisht, Hajro ndodhej në masën e arrestit shtëpiak, pasi i kishin përfunduar afatet e paraburgimit. Megjithatë, Gjykata vendosi rivendosjen e masës së sigurisë “arrest me burg,” duke e rikthyer atë në izolim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.