Futboll

Rregulli i ri i FIFA-s, pështyrja në fushë të ndëshkon me karton të verdhë

Michel D’Hooghe, presidenti i komitetit mjekësor të FIFA, është skeptik  në lidhje me mundësinë që të mund të kthehet të luhet futboll në kohë të afërt. Më mirë është të programohet sezoni i ardhshëm sepse “duhet ruajtur një kujdes i madh – ka deklaruar ai për Daily Telegraph – edhe pse di nga eksperienca se ka një ekuilibër mes shëndetit e ekonomisë në futboll, në fund fiton ekonomia. Këtë herë, duhet të fitojë shëndeti”. Futbolli është duke bërë përpjekjet maksimale për t’u rikthyer në fushë dhe për të dërguar deri në fund sezonin.

Por nëse niset para verës apo pas, ka një detaj që i bën bashkë të gjithë specialistët që punojnë në botën e futbollit. Në emër të gjithë komisionit mjekësor Fifa, vetë D’Hooghe, është shprehur qartë kundër praktikës së pështyrjes në fushë: “Të pështysh është një nga praktikat më të përhapura anti-higjienike në futboll, kështu që kur të rifillojë duhet evituar. Çështja është a do të jetë e mundur? Për një gjest të tillë, kartoni i verdhë duhet të jetë i menjëhershëm. Për mua futbolli nuk duhet të rinisë përpara gushtit ose shtatorit sepse jemi nën rrezikun e një tjetër vale infektimesh. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë