Mbikëqyrësi financiar i Mbretërisë së Bashkuar ka një paralajmërim të fortë për konsumatorët që kërkojnë të përfitojnë nga bumi i fundit i Bitcoin: jini gati të humbni gjithçka!
“Të investosh në kriptovaluta, ose investime dhe hua të lidhura me to, zakonisht përfshin marrjen e rreziqeve shumë të larta për paratë e investitorëve”, tha Autoriteti i Sjelljes Financiare të hënën (sot). “Nëse konsumatorët investojnë në këto lloje produktesh, ata duhet të jenë të përgatitur të humbin të gjitha paratë e tyre.”
Shqetësimet e rregullatorit përfshijnë paqëndrueshmërinë e çmimeve, kompleksitetin e produkteve të ofruara dhe mungesën e rregullores së mbrojtjes së konsumatorit rreth shumë prej produkteve.
Çmimi i Bitcoin, kriptomonedha më e madhe, është më shumë se katërfishuar në vitin e kaluar, duke evokuar kujtime të manisë së vitit 2017 që i bëri kriptovalutat një emër familjar përpara se çmimet të shembeshin po aq shpejt. Mandej, vlera e Bitcoin ra deri në 21% gjatë të dielës dhe të hënës nën 32,400 dollarë. Kjo është rënia më e madhe dy-ditore që kur tregjet globale u tronditën për herë të parë nga pandemia vitin e kaluar dhe ndjek një rekord të lartë prej pothuajse 42,000 dollarë më 8 janar.
Shqetësimet e rregullatorit britanik përfshijnë paqëndrueshmërinë e çmimeve, kompleksitetin e produkteve të ofruara dhe mungesën e rregullores së mbrojtjes së konsumatorit rreth shumë prej produkteve.
/ Bloomberg /Gazeta Si
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




