Kombetarja

Rregullat e reja, Shqipërisë mund t’i bashkohet edhe “zvicerani” Pajtim Kasami

Pasi fitoi gjyqin në FIFA për Nedim Bajramin, Shqipëria ka hedhur sytë nga një tjetër futbollist shqiptar, i cili mund të veshë fanellën kuqezi, në bazë të rregullave të reja. Bëhet fjalë për mesfushorin 29-vjeçar Pajtim Kasami, aktualisht pjesë e Bazelit dhe që më parë ka luajtur në Itali, Greqi dhe Angli, me skuadra si Palermo, Olimpiakos, Fulhem dhe Notingam Forest.

Kasami është me origjinë nga Maqedonia e Veriut dhe ka lindur në Zvicër, por së fundi ai është treguar i gatshëm për të luajtur për Shqipërinë, siç bëjnë mediet në Kosovë. Dhe rregullat aktuale ia japin këtë mundësi.

Kasami, kur launte per Zvicren. Gazeta Si, 15 shtator 2021

Mesfushori me përvojë ka luajtur për Zvicrën më parë, por kjo kombëtare nuk e ka grumbulluar gjatë 5 viteve të fundit dhe lojtarit i lind e drejta të luajë me një kombëtare tjetër. Megjithatë, janë disa procedura juridike që duhen ndjekur dhe FSHF duket se ka bërë gati dokumentacionin e nevojshëm për të veshur kuqezi edhe Kasamin. Përvoja e tij e gjatë në këtë moment do t’i shërbente skuadrës së Rejës, megjithatë duhet parë si do të rrjedhin ngjarjet në FIFA.

Përveçse në fushën e blertë, Pajtim Kasami është bërë një personazh i njohur edhe për jetën e tij private, pas një historie dashurie me këngëtaren e njohur Nicole Scherzinger.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë