Vendosja e rregullave të reja anti-COVID ka krijuar radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Rradha e automjeteve në Rrugën e Kombit, që ka shkuar në disa kilometra.
Sipas rregullave të reja, që nisën të aplikohen me datë 30 gusht çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të ketë një nga dëshmitë e mëposhtme:
- Certifikatë vaksinimi për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19;
- Test RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;
- Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;
- Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.
Qeveria Kurti, e ndikuar nga rritja e infektimeve dhe vdekjeve nga COVID-19, vendosi të miratojë rregulla të reja për hyrje-daljet nga vendi.
Sipas raportimeve, në punë janë gjithsej 5 sportele, 4 për makinat e 1 për tonazhin e rëndë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.