Biznes

Rregulla të reja për fluturimet me deltaplan dhe paraglide

Rregulla të reja për të gjitha fluturimet me deltaplan ose me paraglide. Këto rregulla do të shërbejnë për një organizmin më të mirë të këtij aktiviteti.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës ka nxjerrë një urdhër ku saktësohen më mirë kushtet si dhe shtohen terma e përkufizime të reja për këto fluturime:

Për këtë, sanksionohet që krahas njoftimeve e miratimeve në AAC, koordinimit me OSHLA (ofruesi i shërbimeve të lundrimit ajror), në të shumtën e rasteve, do të njoftohen edhe organet vendore dhe pronari i tokës që do të përdoret si vend ulje apo ngritje.

Rregullat për përcaktimin e vendeve për ngritjen dhe uljen e deltaplanëve dhe paraglajdëve, regjistrimi i tyre, rregullat për përdorimin e këtyre vendeve si dhe të zonave të lejuara, të parashikuara në të detajohen duke i ardhur më në ndihmë përdoruesve dhe duke mos lënë vend për paqartësi.

Në këtë urdhër, janë përfshirë gjithashtu kushtet për prodhimin, përdorimin dhe mirëmbajtjen e deltaplanëve dhe paraglajdëve, të cilat nuk parashikohen në urdhrin e shfuqizuar.

Nenet për trajnimin, provimet, licencat dhe kategorizimet për pilotët e tyre si dhe kushtet që duhet të plotësohen nga personat juridikë lidhur me miratimin e organizatave trajnuese për kryerjen e trajnimit për pilotë që pajisen me licencë janë përmirësuar.
Autoriteti i Aviacionit Civil, i kërkon gjithë personave që operojnë në këtë fushë që të kontaktojnë me Autoritetin për çdo paqartësi në vijim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë