Gazeta Si – Një sëmundje serioze, kurimi dhe vullneti për të qenë gjithsesi në Botërorin e Katarit. Trajneri i Holandës, Luis Van Gal, ka zbuluar në një intervistë për “Rtl” se që prej vitit 2020 vuan nga kanceri në prostatë. Holandezi 70-vjeçar ka thënë se lojtarët nuk e dinë dhe ka shtuar gjithashtu se ka bërë 25 seanca radioterapie, madje edhe gjatë mbrëmjes ose natës, në grumbullimet e kombëtares.
Trajneri i Holandës – në grup me Katarin, Katarin dhe Senegalin në Botëror – ka thënë: “Për lojtarët e mi unë dukem si një djalosh i shëndetshëm, por nuk është kështu”. Diagnoza e sëmundjes u zbulua në vitin 2020, kurse kurimi filloi vitin e kaluar.

Van Gal ka rrëfyer se gjatë 4 javëve të fundit, kur janë luajtur edhe ndeshje të kombëtares, ka shkuar në spital në mbrëmje, nga “dera e pasme”. Familja dhe miqtë e tij janë në dijeni, por jo futbollistët. “Nuk duhet t’ua thuash një gjë të tillë njerëzve, më të cilët punon, sepse mund të ndikohen shumë, – ka shpjeguar ai. – Është pjesë e jetës.
Kam kaluar kaq shumë gjëra në jetë, sëmundje dhe vdekje (gruaja e parë e Van Gal ka vdekur nga një kancer në pankreas), ndaj dhe jam bërë më i fortë si person pas gjithë këtyre eksperiencave”, – ka shtuar Van Gal, i cili e drejton Holandën për herë të tretë, pas periudhave 2000-2001 dhe 2012-2014.
Everybody at Manchester United is fully behind our former manager, Louis van Gaal, in his battle against cancer.
— Manchester United (@ManUtd) April 3, 2022
Sending you strength and courage, Louis ❤️ pic.twitter.com/axcB7mV5To
Pas përhapjes së lajmit, në rrjetet sociale kanë vërshuar mesazhet inkurajuese. Geri Lineker, ish-lojtari i Anglisë, ishte ndër të parët që i shkroi trajnerit, po ashtu edhe klubi i Mançester Junajtid, të cilin Van Gal e ka drejtuar nga 2014-a në 2016-ën.
Van Gal e mori drejtimin e Holandës pas dorëheqjes së Frank de Boer për shkak të dështimit në Europianin e vitit të kaluar, ku “Tulipanët” u eliminuan në fazën e 1/8-ve. Holanda e luan ndeshjen e parë të Botërorit më 21 nëntor ndaj Senegalit dhe Van Gal beson se do të jetë në stol: “Në më të shumtën e rasteve nuk e humb jetën nga kanceri në prostatë”, – ka thënë ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




