Futboll

Rrëfimi i Ibrahimoviç: Dështimi te Barça, dy epokat te Milani dhe largimi nga futbolli

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka folur për BBC në lidhje me rikthimin e tij te “Djalli”, problemet me dëmtimin e tij, por edhe për të tashmen, por edhe për të kaluarën. Ai tregon se skuadra kuqezinjve ka mundësi që të fitojë kampionatin.

Milan- Herën e parë që mbërrita këtu u bashkova me një klub që po luftonte për të fituar Scudetto, kur u ktheva ishte për ta sjellë Milanin përsëri atje ku i takon, në krye. Një sfidë tjetër por është një sfidë që më pëlqen, sepse kur të tjerët thonë se është shumë e vështirë, është pothuajse e pamundur, këtu hyj unë. Këto gjëra më bëjnë të ndihem i gjallë. Nëse mund të jem i suksesshëm dhe nëse jam në gjendje të bëj atë që mendoj se mund ta bëj, reagimet janë fantastike, ndjenja është e pabesueshme sepse është një rezultat më i madh sesa arritja në një ekip të lartë që tashmë është në krye.

Ndihem si në shtëpinë time në Milanello. Përvoja ime e parë në Milano? Galliani u angazhua, erdhi tek unë në Barcelonë, hoqi xhaketën, u ul dhe tha që nuk do të largohej derisa të shkoja me të… Çfarë shkoi keq te Barcelona? Edhe sot nuk e kuptoj se cili ishte problemi. Nëse nuk dija çfarë të zgjidhja, nuk mund ta zgjidhja atë.

10 vite më parë kisha një status tjetër, një tjetër ego. Por, sot kam më shumë përvojë. Kur jeni i ri, jeni më shumë ‘rock’n’roll’, tani i kuptoj situatat më mirë. Por, nëse humbet një hap, ose nuk stërviteni mirë, atëherë nuk ia dilni. Varet nga ju, nga mënyra se si e merrni futbollin. Milani aktual po më kupton mjaft mire. Shokët më thonë: na trego rrugën dhe ne do të të ndjekim.

Dëmtimi- Pas dëmtimit i thashë vetes se për sa kohë që mund të luaj futboll atëherë do të vazhdoja ta bëja këtë. Por kur je në këtë nivel është e rëndësishme vetëm performanca jote. Nëse luan mirë, nëse sjell rezultate atëherë je akoma në një nivel të lartë. Por sa më shpejt që ju nuk mund të bëni një ndryshim atëherë do të jetë dikush i gatshëm t’ju zëvendësojë. Më pëlqen ky presion sepse nuk dua të jem këtu për atë që kam bërë në të kaluarën, unë jam këtu për atë që bëj tani; është ky presioni që kam bërë.

Unë gjithmonë dua të luaj, është normale. Por, për shembull, në Europë trajneri Pioli më tha: Ju do të luani 45 minuta. Unë e respektoj atë. Kam një përgjegjësi para shokëve të mi të skuadrës dhe duhet të ndihmoj trajnerin. Ndiej shumë përgjegjësi, kjo më pëlqen.

Tërheqja nga futbolli- Pioli më pyeti se çfarë doja të bëja. Unë iu përgjigja: Jo, nuk vazhdoj. Mjaft. Familja ime është gjithashtu e rëndësishme. Unë jam këtu vetëm, është një sakrificë. Për gjashtë muaj është mirë, por jo edhe një vit tjetër. Pioli më tha: Mirë, të respektoj, mirë. Të nesërmen biseduam përsëri: Jo, nuk është aq e thjeshtë. Nëse qëndron, këtu do të jetë diçka tjetër. Jo, unë kam vendosur të dal në pension. Harrojeni kontratën, në këtë moshë nuk është e rëndësishme…

Pastaj, diçka ndryshoi. Unë nuk doja të pendohesha. Telefonova Milanin dhe vendosa të vazhdoj. Por, në fillim vendosa: Jo, nuk do të qëndroj edhe një vit. Tashmë, te Manchester United mendova ta lija futbollin. Isha 35-36 vjeç. Pas dëmtimit ndryshova mendje. I thashë vetes që të vazhdoja derisa të mbaja. Kush jam unë pa futboll? Kur nuk bëni atë që keni bërë për 25 vite, nuk është e lehtë. Isha gati të vazhdoja, sepse ndihesha dhe ndihem ende shumë mirë”.

E ardhmja- Nuk e di, kam dy fëmijë… Edhe atyre iu bëj presion, sepse duhet të kuptojnë se si funksionojnë gjërat. Disiplinë, respekt, sakrificë, punë. Trajner? Nuk mendoj kështu. Të jesh trajner është stresuese, duhet t’u jap urdhra lojtarëve, sepse ata nuk do të ishin në gjendje të bënin gjërat që unë bëra.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë