Futboll

Rrëfimi i Asllanit: Xhaxhai më bëri me Interin, pas golit të parë nuk kuptova më asgjë

Gazeta Si – Kombëtarja shqiptare luan sot në Itali miqësoren ndaj Kilit, ndërkohë për shtypin italian më i preferuari mbetet Kristjan Asllani, lojtari i Interit.

Në një intervistë të fundit, Asllani ka rrëfyer lidhjen e fortë me fanellën e Interit. “Xhaxhai më ka bërë tifoz me Interin. Nuk e besoja, kur dëgjova për interesimin e Interit, pastaj thashë menjëherë ‘Po’. Ishte një ëndërr e realizuar, kur shkova në Milano vendosa të merrja edhe familjen atje. Jam shumë i lidhur me vëllanë, 11 vjeç në atë kohë.

Asllani shenon ndaj Xhenoas. Gazeta si, 22 mars 2024

Goli i parë zikaltër? Të shikoje entuziazmin e 75 mijë tifozëve dhe atë të shokëve të skuadrës në fushë dhe në stol, ishte e pabesueshme. Nuk e kisha përjetuar asnjëherë atë emocion. Shënova dhe pasi pashë topin në rrjetë nuk kuptova më asgjë”, – është shprehur Asllani.

Mesfushori ka treguar më pas shokun më të mirë të skuadrës: “Me Fratezin kaloj më shumë kohë, dalim bashkë dhe bëjmë shumë shaka. Kemi një raport të shkëlqyer. Nuk dal shumë, jam tip familjar, por nëse jam jashtë, jam me Fratezin”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë