Amir Rrahmani po shijon momentin e mirë të Napolit, por edhe të tijin personal. Mbrojtësi kosovar po luan titullar në formacionin e trajnerit Spaleti dhe po tregon një formë shumë të mirë. Ish-lojtari i Partizanit ka theksuar se fundi se tashmë forcën e Napolit e njohin të gjithë.
“Kemi bërë një punë të madhe deri tani, kemi qenë të përqendruar dhe kështu duhet të jemi gjithmonë, në çdo ndeshje, ndaj çdo kundërshtari. Them gjithmonë, sepse për të mbrojtur nis gjithçka nga pjesa përpara e skuadrës. Është e rëndësishme e gjithë skuadra. Nëse punojnë mirë, është më e lehtë për të gjithë.

Kulibali është ndër mbrojtësit më të mirë në botë dhe jam shumë krenar që po luaj me të”, – ka thënë Rrahmani për “Sky”. Më tej për çështjen e titullit, ai u shpreh: “Është herët, kanë kaluar vetëm 10 javë. Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje, sepse janë të gjitha të vështira dhe mendoj se do të jenë edhe më të vështira në vazhdim, sepse tashmë e njohin të gjithë forcën e Napolit”.
Napoli kryeson Serinë A me 28 pikë në 10 javë. Mban vendin e parë, falë golaverazhit më të mirë se Milani, që po kaq pikë. Ky fillim i sezonit është mjaft premtues për Napolin, që ka 9 fitore dhe 1 barazim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




